I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes llogaris së tij në Facebook ka përgëzuar ekipet pjesëmarrëse në Super Ligën e Kosovës.
Në vazhdim statusi i plotë i Ademit:
Sot mësuam dy skuadrat që edicionin e ardhshëm garues do të jenë pjesë e futbollit elitar në vendin tonë.
Përgëzime për KF Ulpiana dhe KF Malisheva, të cilat e përmbyllën në mënyrë triumfuese një edicion me konkurrencë shumë të fortë e të paqartë deri në javën e fundit në Ligën e Parë.
Po ashtu, sot me titullin e kampionit u kurorëzuan edhe futbollistet e Mitrovicës, të cilat po e vazhdojnë dominimin në Ligën e Femrave, duke iu gëzuar titullit të katërt radhazi.
Uroj që klubet e inkuadruara në Superligë të vazhdojnë ngritjen e tyre si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë të cilësisë brenda skuadrave, teksa KFF Mitrovica i dëshiroj përfaqësim të denjë në Ligën e Kampionëve.
Suksesi juaj është arritur si rezultat i angazhimit dhe punës së madhe të drejtuesve të klubit, stafit të trajnerëve, stafit teknik e mjekësor, por pa dyshim më të merituarit janë lojtarët, të cilët përgjatë tërë edicionit kanë luajtur me përkushtim maksimal.
Ju inkurajoj të vazhdoni me vendosmëri dhe përkushtim në arritjen e sukseseve të reja!
Ju priftë e mbara!
Me respekt,
A.A.