Vetëvendosje ka lëshuar një reagim për skenat skandaloze sot tek qendra e vaksinimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë, ku të moshuarit u dyndën në pritje dhe tollovi për të marrë vaksinën kundër koronavirust.
Kjo parti me anë të një komunikate për media i ka dalë në mbrojtje Vitisë duke thënë se MSH ka publikuar orarin e vaksinimit.
Ata kanë aluduar se qytetarët e Prishtinës e kanë si qendër të vaksinimit sallën “1 Tetori”, teksa ata të komunave tjera i kanë QKMF-të e komunave përkatëse.
Postimi i plotë:
Dje, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e vaksinimit kundër Covid-19, për personat e moshës mbi 65 vjeç, për datat 14, 15, 16 Maj. Qytetarët e komunës së Prishtinës si qendër të vaksinimit e kanë Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, kurse qytetarët e komunave të tjera si qendër të vaksinimit i kanë QKMF-të e komunave përkatëse.