Tek salla “1 Tetori” në Prishtinë sot janë krijuar tollovi të tmerrshme të të moshuarve që po prisnin për vaksinim.
Për një moment, atyre që po prisnin aty u humbi edhe durimi, teksa u përplasën verbalisht edhe me policinë e cila po mbante rendin.
“Mos ma shtyjë babën”, dëgjohet teksa i thotë policit njëra nga familjaret e një personi që kishte shkuar për t’u vaksinuar aty.
Në lidhje me këtë që ndodhi sot tek salla “1 Tetori” ka pasur reagime shumë të mëdha në shoqëria civile dhe nga opozita.