Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka pyetur se çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë, duke thënë se a po bëhet vaksinimi apo infektimi i qytetarëve.
Ai tha se Qeveria Kurti dështoi të siguroi kontratë për blerjen e vaksinave por edhe me menaxhimin e vaksinimit të qytetarëve.
Postimi:
Vaksinim apo infektim – çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë?
Qeveria e Kosovës përveç që dështoi të siguroi kontratë për blerje të vaksinave, po dështon edhe në menaxhim të vaksinimit të qytetarëve.
Tollovia e krijuar të qendra e vaksinimit në Prishtinë është dështim në organizim me këto pak vaksina të pranuara donacion.
Ky kaos dhe parregullsi është situatë që po i rrezikon të moshuarit të cilët po kërkojnë shpëtim.