Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 20 e 45 minuta, dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) e kanë kërcënuar dhe pastaj kanë hedhur dy shishe me lëndë djegëse (benzinë) në brendi të vendpunimeve.
Ngjarja ka ndodhur në Drenas ndërsa njësia policore ka arrestuar njërin nga të dyshuarit, ndërsa tjetri gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.