Abdixhiku i shokuar me pamjet tek salla “1 Tetori”: Ky s’është vaksinim, qeveria është në gjumë

Pas kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, edhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar për tollovinë e krijuar sot tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi i qytetarëve.

Abdixhiku me anë të një postimi në Facebook ka thënë se ajo çfarë po shohim sot është papërgjegjësi totale.

Sipas Abdixhikut, ky është akt i dërgimit të të moshuarve në përballje me jetën.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Papërgjegjësi!

Ky s’është vaksinim. Është akt i dërgimit të t’moshuarve në përballje për jetën.

Një Qeveri e tërë në gjumë!.