Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar para disa ditësh rinovimin e kontratës së Neymarit.
Neymar në një intervistën e tij të fundit ka treguar se dëshiron të luajë me Cristiano Ronaldon një ditë.
“Unë kam luajtur me lojtar të mëdhenj sikurse Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, por akoma me Ronaldon”, ka thënë ai për GQ France.
Mirëpo, kjo nuk është dëshira e vetme që braziliani ka shprehur, ai gjithashtu ka thënë se ëndrra e tij është të fitojë Kupën e Botës me Brazilin.
“Dua të fitojë Kupën e Botës. Është ëndrra ime më e madhe, por gjithashtu duhet të fitojë gjithçka me PSG-në”.
Neymar do të qëndrojë në PSG deri në vitin 2025 sipas kontratës së tij të re.