Një qytetar nga Prishtina, ka raportuar në Polici se derisa ishte në një qendër tregtare dyshon se i është vjedhur kuleta.
Ai ka treguar se brenda kuletës përveç dokumenteve personale ka pasur edhe para të gatshme, shifra e të cilave nuk është bërë e ditur në raportin policor.
Tutje policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.