Britey Spears i bashkohet trendit për lyerjen e flokëve me ngjyrë rozë

Megjithëse Britney Spears ka kaluar vitet e fundit në ngjyrën e saj platin, ndryshimi erdhi i shpejtë – ajo sapo debutoi një pamje të re në Instagram dhe duket  mahnitëse.

Britney është shprehur shumë me anë të postimeve në Instagram kohët e fundit, nga fotografitë pa grim deri te biseda me fansat rreth eksperiencës së vaksinimit.

Mirëpo ndryshimi i fundit i Spears përfshin një kostum të shtypur leopardi, dhe flokë të gjata në ngjyrë të artë trëndafili. Në thelb, çdo koment i fansave ishte një britmë për transformimin, duke e quajtur atë një luaneshë dhe duke treguar mahnitjen për flokët rozë.

“Zonja mace pëlqen të kafshoj. Keni kujdes zonja dhe zotërinj”, mbishkroi ajo postimin që mahniti shumë persona.

Ndërsa është e paqartë nëse hija pastel është e përhershme, duket se Spears mund të bashkohet me radhët e yjeve si Chrissy Teigen,  Sarah Paulson dhe Julianne Hough – të gjitha kanë provuar rozën këtë pranverë.