Edhe mbi 38 mijë doza të vaksinës anti-COVID19 kanë arritur në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar programi i UNICEF-it në Kosovë.
Këto vaksina, Kosova i ka marrë si pjesë e donacionit përmes mekanizmit COVAX
“Sot, ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm në lidhje me vaksinat. Këto janë vaksinat shtesë prej 38,400 doza # COVID19 të cilat sapo mbërritën në Kosovë përmes aleancës COVAX. Shpërndarja do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar të Shpërndarjes dhe Vaksinimit të MSH-së dhe IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e UNICEF.