Veprat e artit të Bob Dylan do të shfaqen në SHBA sivjet

Ekspozita “Retrospectum” përfshin gjashtë dekada të artit të Bob Dylan, duke shfaqur më shumë se 120 nga pikturat, vizatimet dhe skulpturat.

Duke u bazuar në ekspozitën origjinale “Retrospectum” që u shfaq premierë në Shanghai në vitin 2019, ky version do të përfshijë pjesë të reja që nuk janë parë më herët dhe vepra arti shtesë nga një seri  krejtësisht e re e quajtur “American Pastoral”.

“Retrospectum” do të vazhdojë deri në 17 prill 2022 dhe deri më tani Miami është i vetmi vend që ka njoftuar ndalesën, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Pjesa më e madhe e punës së Dylanit pasqyron udhëtimet e tij të vazhdueshme nëpër Shtetet e Bashkuara dhe një afinitet të thellë për skenën Amerikane. Edhe kjo seri e re nuk bën ndonjë përjashtim.

Një përmbledhje e “One Too Many” nga viti 2020 paraqet një burrë të rrëzuar mbi një banak të tymosur dhe një tjetër “Subway Cityscape”, gjithashtu nga viti 2020 ku shfaqet dashuria e Dylan për skenat industriale të qytetit.

Këngëtari veteran dhe laureati i Nobelit i cili mbush 80 vjet këtë muaj ka parë një vlerësim në rritje për artin e tij që nga ekspozita e tij debutuese “The Drawn Blank Series” e cila u hap në Gjermani në vitin 2007.

Vepra e tij ishte shikuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër , Galerinë Kombëtare të Danimarkës, Palazzo Reale në Milano dhe në ekspozitën e Shangait në Muzeun e Artit Modern, e cila ishte ekspozita më e vizituar në qytet në vitin 2019.

Krahas udhëtimit nëpër peisazhin artistik të Dylanit, ekspozita e re do të përfshijë shfaqje të kuruara gjithëpërfshirëse dhe ndërvepruese të muzikës dhe veprave të tij letrare duke shtuar kontekstin e këtij talenti dhe ndikimin e tij në kulturën popullore që zgjat mbi gjysmë shekulli.