Pas ndarjes me Alex Rodriguez, Jennifer Lopez po i kalon ditët e vështira me ish-partnerin Ben Affleck.
Dyshja shijuan një arratisje romantike së bashku në një vendpushim luksoz skish në Montana gjatë fundjavës.
Kjo ka ndezur edhe më tepër thashethemet që ish-çifti i famshëm, i njohur atëherë si ‘Bennifer’, janë rikthyer sërish bashkë.
“Ata kanë një lidhje të fortë. E gjitha ka qenë e shpejtë dhe intensive, por Jennifer është e lumtur,” tha një burim pranë tyre.
Jennifer dhe aktori janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, që nga koha kur kjo e fundit ka shpallur ndarjen me Rodriguez. Dyshja ishin fejuar në vitin 2002 por u ndanë zyrtarisht në 2004, duke shkaktuar jo pak bujë dhe diskutime në mediat rozë.