Real Madridi u ndal nga Sevilla në kuadër të xhiros së 35-të në Valdebebas.
Në fakt, Real Madridi morri avantazhin dhe në pjesën e dytë Sevilla arriti ta rikthejë dhe të dalë në epërsi me golin nga ish-futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitic.
Por, në min 94+2, Eden Hazard barazoi rezultatin për të shpëtuar një pikë dhe për të mbajtur gjallë shpresën për titull.
Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane u shpreh tejet i mllefosur me disa nga vendimet e gjyqtarit gjatë kësaj ndeshje.
“Unë nuk kuptoj asgjë nga gjyqtari. Nëse ka një prekje me dorë tek Militao, atëherë është prekje me dorë edhe tek Sevilla ”,tha ai.
“Nga ajo çfarë pashë, unë pashë dy prekje me dorë dhe nuk kuptoj përse u dha vetëm një penalti në fund”, shtoi ai.
“Nuk jam i bindur nga ato që ai më tha. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët e ndeshjeve, por sot jam i zemëruar për këtë çfarë ndodhi këtu”, tha Zidane.
“Ne merituam më shumë sot, sepse pjesa e dytë ishte spektakolare nga skuadra ime dhe ne do të luftojmë deri në vdekje deri në fund për ta fituar titullin në La Liga”, përfundoi Zinedine Zidane.