Këngëtarja e ka uruar me rastin e lindjes së fëmijës.
Tuna, ditën e djeshme befasoi të gjithë me lajmin se është bërë nënë për herë të dytë.
Kjo pasi, artistja ka vendosur ta mbajë të fshehtë nga publiku shtatzëninë e saj.
Ndryshe, Altuna Sejdiu mori urime të shumta nga miqtë e saj duke mos munguar edhe ai nga Dafina Zeqiri.
Përmes një storie në Instagram duke publikuar një imazh nga salla e lindjes të Tunës ajo e ka uruar.
“Urime”, ka shkruar Dafina Zeqiri.
Ndryshe, Tuna dhe Dafina kanë një bashkëpunim vite më parë i cili ishte pëlqyer tejet shumë nga publiku shqiptar madje dëgjohet edhe sot.
Ndërkohë, të dyja artistet është komentuar se nuk kanë një raport të mirë me njëra-tjetrën, megjithatë ky urim i Dafinës e hedh poshtë këtë.