Mbretëresha Elizabet lanson birrën e re

Një birrë mbretërore sapo ka dalë në treg. Mbretëresha Elizabeth lançoi produktin në nder të Princit Philip, të prodhuar nga bimët e rritura në pronat e saj Sandringham në Norfolk, Angli.

Burra mbretërore vjen në dy variante: e para është e hidhur tradicionale angleze e filtruar dhe ka 4.3% ABV dhe e dyta është e artë që vjen pak më e fortë me 5% ABV.

Duka e Edinburgut, Princi Philip nuk flinte në darkë pa konsumuar një birrë, ndaj puna e parë me të cilën Mbreteresha Elizabeth u angazhua ishte pikërisht kjo.

Birraria Barsham do nxjerrë shishet e reja me etiketën Windsor dhe lënda e parë, si elbi organik, ashtu edhe uji i pusit janë marrë nga Sandringham, aty ku Mbretëresha dhe Princi Philip bënin pushimet.

Kjo nuk është hera e parë që Mbretëresha e kthen dorën për të prodhuar alkool. Dyqani i dhuratave të Sandringham tashmë shet Celebration Gin, i cili prodhohet në një fabrikë pijesh alkoolike në pasuri.