Lewandowski afër të thyejë rekordin historik të Bundesligës

Robert Lewandowski është shumë afër të thyejë rekordin e Gerd Muller.

Rekordi i maksimumit të golave në Bundesligë mbahet nga Gerd Muller, sulmuesit legjendar “Bavarez” i cili kishte arritur kuotën e 40 golave në sezonin 1971/1972.

Tani, Lewandowski është shumë afër ta thyejë dhe të vendos rekord historik pas gati 50 vitesh.

Lewa tashmë ka arritur të shënojë 39 gola në 27 ndeshje të luajtura për Bayernin këtë sezon. Ai është vetëm një gol larg që ta barazojë rekordin e Muller.

Polaku ka edhe dy ndeshje për ta bërë këtë gjë, kundër Freiburgut dhe kundër Ausburgut.