Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga raportimet prej klinikave COVID të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, të shtrirë për trajtim nga Sars- Cov-2, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 410 pacientë, 295 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 27 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 309 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 173 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 113 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 136 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave është si vijon: Klinika Infektive, 78 pacientë , Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 15 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 13 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 2 pacient, Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 237 pacientë, 14 në gjendje të rënduar, 182 të konfirmuar pozitivë dhe 173 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 36 pacientë, Spitali i Gjakovës, 43 pacientë, Spitali i Pejës, 53 pacientë, Spitali i Gjilanit, 36 pacientë, Spitali i Ferizajt, 33 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë.