17 të arrestuar brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të policisë.

Në bazë të raportit, 13 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 30 aksidente trafiku me dëme material, 15 aksidente me të lënduar dhe dy aksidente me fatalitet.