Një rrahje mes femrash është raportuar të ketë ndodhur dje në Obiliq.
Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka thënë se raportohet se e dyshuara e mitur femër kosovare ka sulmuar viktimën femër kosovare.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.
Ndërsa e dyshuara e mitur në prezencë të prindit është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.