Rihanna ka treguar dukjen e saj të re derisa është paraqitur për një darkë në Santa Monica.
Dukja e saj dhe paraqitja janë më shumë sportive.
Por, e njohur për ndryshimin e stilit të saj dhe modën, Rihanna ka vendosur që ta tregojë prerjen e saj të re të flokëve.
Këngëtarja (33) ka zgjedhur përsëri të darkojë në Giorgio Baldi në Santa Monica për të debutuar me stilin e saj të ri por edhe me një maskarë të re për qerpikë.