Dhurata Dora është njëra ndër artistet më të pëlqyera gjithandej.
Vokali i saj tejet i veçantë dhe paraqitjet e ndryshme skenike ka bërë që ajo të marrë edhe vëmendjen e mediave gjermane.
Është portali Instyle, që së fundi ka thurrur lavde për interpretuesen e hitit “Zemër”.
Tutje, në po të njëjtin shkrim përmendet se si Dhurata është pjesë e kampanjes “Puma”, njejtë sikurse Dua Lipa, Cara Delevigne dhe Winnie Harlow Teil.
“Të marrësh pjesë në fushatën ‘Ajo Na Lëviz’ dhe ta përfaqësosh atë si e bija e një emigranti që ka gjetur mesin e saj të artë të pavarësisë midis dy botëve kulturore do të thotë shumë për mua,”, citohet të ketë thënë Dhurata.
Në shkrim përmendet edhe fakti se si këngëtarja shqiptare është rritur në Nuremberg, derisa përmendet edhe domethënia e emrit të saj.
Dora ka bërë me dije se këngën e re do ta publikojë përgjatë muajit qershor.