Aktori vazhdon të ngre zërin lidhur me çështjen e lumit Vjosa.
Leonardo DiCaprio tash e një kohë vazhdon të bëjë thirrje në mbrojtje të lumit Vjosa.
Ai tash e sa herë përmes rrjeteve sociale bën thirrje që Vjosa të shpallet Park Kombëtar, ndërsa përmend edhe disa fakte pse duhet të ndodh një gjë e tillë.
Para pak ditësh, në Ditën Botërore të Ujit, DiCaprio bëri thirrje që Vjosa të kthehet në Park Kombëtar.
Madje, ai u kërkoi ndjekësve që të apelojnë tek Edi Rama, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e Ilir Meta që ta shpërndajnë atë postim.
Së fundi, ylli hollywood-ian e vazhdoi thirrjen përmes llogarisë së tij në Twitter, me kërkesën e njëjtë.
Ai thotë se statusi do ta mbrojë zonën nga digat dhe një kërcënim i ri si shpimet e naftës dhe gazit.
Në atë postim, Leonardo e shoqëroi postimin me një artikull të “Global Wildlife Conservation”.
Po ashtu, në artikull përmenden protestat e vazhdueshme nga shoqëria civile dhe angazhimet e aktivistëve mjedisor apo dhe komunitetit shkencor për ta shpallur Vjosën, Park Kombëtar.