Kendall Jenner shihet jashtë hotelit luksoz, pas premierës së serisë së shëndetit mendor “Open Minded”

Supermodelja 25-vjeçare u pa të martën pasdite, pas premierës së episodit të parë të “Open Minded”

Kendall Jenner ka folur në lidhje me luftën e saj me ankthin për nder të Muajit të Ndërgjegjësimit të Shëndetit Mendor në serinë e saj me katër pjesë Vogue Open Minded, shkruan Daily Mail.

Kendall Jenner u pa ndërsa lëvizte nga hoteli i famshëm Bel Air në Los Angeles, California.

Kendall e mbajti të fshehur belin e saj të vogël nën një bluzë të bardhë.

Ajo mbuloi këmbët e saja të gjata me disa xhinsa dhe atlete ngjyrë kafe Converse All Star.

Ylli i KUWTK stiloi flokët brune poshtë dhe duke i ndarë në mes dhe një palë syze elegante mbuluan fytyrën e saj.

Duke iu përmbajtur protokolleve COVID-19, Jenner mbajti hundën dhe gojën të mbuluar me një maskë të zezë.
Ajo mbante sendet e saj thelbësore në një çantë të futur nën krahun e saj.

Shëtitja e Jenner erdhi vetëm disa orë pasi seriali i saj i shumë pritur “Open Minded” u shfaq premierë në Vogue.com.