Artistja shqiptare, Dafina Zeqiri, është tejet e pëlqyer për stilin e saj.
Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram ajo ka informuar fansat për më të rejat në karrierën profesionale.
Derisa një vit më parë u prit mirë projekti “Vuj Vuj Vuj”, Dafina ka zgjedhur që të bëjë edhe versionin e dytë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi, ndërsa shfaqej duke bërë një ‘trend’ sikur në Tik Tok.
“Mirëmëngjesi. Përfunduam projektin tonë të ri. VVV, version i dytë.”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Tutje theksojmë se “Duro” është hiti saj i fundit, që u pritë jashtëzakonisht mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj.