Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, ka thënë se fjalën ia ndali shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në bazë të rregullores së Kuvendit.
Ajo tha se kushdo që ka dyshime se nuk e respektoi rregulloren t’i adresohet Komisionit për Legjislacion.
“Ju lus të keni kujdes në gjuhën e përdorur dhe të respektoni rregulloren e Kuvendit. Sot kam vepruar në respektim të plotë të rregullores”.
Bogujevci njoftoi se Kuvendi shkon në pauzë deri në ora 12:00 dhe ftoi të gjithë deputetët që të kthehen në sallë.
Deputetët e LDK-së dhe PDK-së lëshuan sallën me arsyen se Bogujevci nuk menaxhoi mirë seancën.