Heidi Klum zbulon se ishte shtatzënë në “Victoria’s Secret Fashion Show” në vitin 2013

Heidi Klum tronditi fansat të martën duke zbuluar se ajo ishte shtatzënë me vajzën e saj Leni kur sfiloi në “Victoria’s Secret Fashion Show” në vitin 2013.

Në një postim në Instagram ku uron vajzën për ditëlindjen e saj të 17-të, supermodelja 47-vjeçare ndau një video të vetes duke treguar sfiluar në pasarelë.

“Unë nuk jam duke ecur vetëm në atë pasarelë këtu”, mbishkroi Klum videon. “Nëse sheh mjaft afër, atëherë mund të shohësh menjëherë barkun e rrumbullakosur me Leni Klum katër muajshe. Të kam dashur para se të lindje dhe do të të dua shumë edhe pasi të mbyll sytë përgjithmonë”.


Bukuroshja bionde lindi Lenin në maj të vitit 2004, pas ndarjes së saj nga biznesmeni italian Flavio Briatore, tani ish-burri i Klum.

Ndërkohë, Leni tashmë po ndjek hapat e nënës së saj në modë, pasi bëri debutimin e saj të modelimit në kopertinën e Vogue gjermane vitin e kaluar së bashku me mamanë e saj. Në janar, ajo hapi Javën e Modës në Berlin – duke shënuar herën e saj të parë në pasarelë, e më pas edhe në kopertinën e revistës Glamour 20 vite pas nënës së saj.