Reperi Blake ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Gjendje” mban titullin kënga e re, e cila është e rrymave RnB dhe hip-hop.
Kënga është produkt i producentit Skizo, gjersa është shkruar nga vet Blake dhe me “beat” të punuar nga Skizo dhe Bled Beats.
“Gjendje” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin rep-artisti vjen i vetëm pothuajse në të gjitha skenat, teksa interpreton këngën.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Dardan Visuals.
Blake numëron tashmë disa projekte muzikore të suksesshme, të cilat janë pritur mirë nga publiku.