Një grua ka treguar sekretet e saj për pastrimin e thellë të frigoriferit dhe një hile të zgjuar që e mban atë pa erë për muaj me radhë.
Chantel Mila, nga Melbourne, Australi, thotë se frigoriferët ndoten shumë shpejt, pasi papastërtitë nga ushqimi fillojnë të grumbullohen. Ajo thotë se të gjithë duhet të bëjmë pastrime të thella frigoriferëve të paktën çdo tre muaj. Nga ana tjetër, nuk ka asgjë më të keqe sesa një erë e keqe në frigorifer.
“Kjo është mënyra se si të mbani frigoriferin tuaj me erë të mrekullueshme”, shkroi Chantel në një postimi në TikTok. Teksa vazhdon të zbulojë se pastron frigoriferin e saj me një përzierje të ujit, uthullës dhe vajrave thelbësorë.
How to keep your fridge smelling great for months ✨ #cleaninghacks #cleantok #lowtoxcleaning #kitchenhacks
Për të bërë përzierjen e pastrimit, thjesht përzieni një filxhan e gjysmë ujë të vakët me gjysmë filxhani uthull të bardhë në shishen tuaj.
Ajo thotë se spërkatësi i saj i veçantë do të ndihmojë gjithashtu për të ‘dezinfektuar dhe pastruar’ frigoriferin tuaj dhe mund ta përdorni edhe në sipërfaqet e tjera të kuzhinës.
“Shtoni pesë pika vaj esencial në këtë përzierje”, sugjeron Chantel. Për procesin e pastrimit, hiqni raftet tuaja nga frigoriferi dhe spërkatni ose fshijini ato me doreza gome dhe spërkatësin e krijuar”.
Spërkatni të gjithë brendësinë e frigoriferit dhe më pas fshijeni atë me një leckë për t’u siguruar që keni hequr qafe bakteret që mund të mos jeni në gjendje t’i shihni.
Chantel thotë se është me të vërtetë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë qosheve kur po spërkatni dhe fshini.
Për të mbajtur aromën e freskët të frigoriferit, ajo thotë se duhet të vendosni një të katërtën e një filxhani bikarbonat sode në një tas brenda frigoriferit dhe kjo ‘do të sprapsë aromat për muaj’.