Nëna nga fshati Llapjan i Novobërdes ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e saj e mitur është zhdukur.
Sipas saj, ajo ka dalë nga shtëpia për të shkuar në këndin e lojërave te shkalla fillore por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Fsh. Llabjan, Novobërd 02.05.2021-18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër kosovare kishte dalë nga shtëpia e saj për të shkuar në këndin e lojërave te shkalla fillore por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”.