Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Gjakovë.
I njëjti, sipas policisë dyshohet se ka vjedhur çdo ditë pije alkoolike, ku edhe shihet përmes kamerave të sigurisë.
Vlera e pijeve të vjedhura është 117 euro.
“VJEDHJE/ Gjakovë 03.05.2021 – 12:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në një market duke vjedhur çdo ditë pije alkoolike dhe është parë përmes kamerave të sigurisë, vlera e pijeve të vjedhura është 117 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.