Dua Lipa bëhet nostalgjike, poston fotografi nga dukja e saj në “Met Gala”

Këngëtarja shqiptare ishte e ftuar në “Met Gala 2019”.

Dua Lipa njihet si një ndër këngëtaret e njohura shqiptare e cila ka arritur famë ndërkombëtare shumë shpejt falë talentit të saj të veçantë.

Ajo ndonëse ka pak vite karrierë është mjaft aktive në aktivitete të ndryshme shoqërore mes yjeve më të njohur.

Dua së fundmi ka kujtuar kohën kur ishte e ftuar në “Met Gala” të vitit 2019. Ajo postoi dy fotografi në Instastory nga paraqitja e saj.

Dua asokohe ishte zgjedhur si ndër të yjet që ishin veshur më së miri. Këngëtarja zgjodhi të vishej nga marka luksoze e njohur Versace.