Pas një viti të gjatë të kaluar me tuta, streçe dhe pallto erdhi më në fund koha për të nxjerrë në pah më të mirën tonë! Kjo verë kërkon vetëm diçka nga fustanet tuaja: shpinën e zbuluar!
Fustani mund të ketë gjatësinë, formën apo prerjen që doni ju, por kushti i vetëm është shpina! Ajo duhet të duket se s’bën! Ky detaj e bën elegant dhe chic sado i thjeshtë të jetë.
Sigurisht në fillim duhet ta përshtasni me trupin tuaj, prandaj hidhini një sy modeleve më poshtë.