Shija perfekte për ditët e pranverës.
Ja maji erdhi përsëri dhe nuk mund të niste më bukur. E keni menduar një ëmbëlsirë për fundjavën e pashkës dhe muajin e ri?
Ja një ide e thjeshtë dhe plot shije: PETË SFOLIATË ME FRUTA DHE KREM.
PËRBËRËSIT:
1 petë sfoliatë,
500 ml qumësht,
1 vezë,
1 lugë miell,
1 lugë niseshte,
4 lugë sheqer,
vanilje,
100 g çokollatë,
luleshtrydhe dhe çokollatë për pjesën lart.
PËRGATITJA:
Petën sfoliatë e prisni në formën e vezës, pjesët që mbeten i përdridhini edhe i ngjisni me të bardhë veze anash vezës sfoliatë.
E shponi me pirun dhe në furrë me 180 gradë për 15- 20 minuta.
Në tenxhere vendosni qumështin, shtoni sheqerin, vaniljen, miellin, niseshtenë dhe vezën.
E rrihni derisa të bëhet një masë dhe e vendosni për t’u zier gjithmonë duke e trazuar derisa të vlojë e të trashet.
E hiqni nga nxehtësia edhe shtoni çokollatën e copëtuar, e trazoni derisa të tretet.
E vendosni në tas dhe sipër e mbuloni me plastmas kuzhine që mos krijojë cipë.
Pasi të ftohen të dyja, me kremin mbushni vezën edhe sipër e zbukuroni me luleshtrydhe dhe çokollatë.