Ministria e Drejtësisë ka marrë vendim sot (e premte) për ta ndryshuar vendimin lidhur me pagesën e kandidatëve për paraqitjen e Provimit të Jurisprudencës.
Nga shuma prej 100 euro sa kanë paguar më parë, tani kandidatët duhet të paguajnë 50 euro.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu.
“Ndër prioritetet tona është po ashtu edhe krijimi i kushteve sa më të mira për juristët e rinj të cilët nesër synojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që do të japin kontribut në interesin publik”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook.