Ish-ylli i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për të ardhmen e shokut të tij, Lionel Messi, si dhe nuk ka hezituar ta këshillojë atë.
Sulmuesi i Atletico Madrid është një mik i madh i kapitenit të Barcelonës, pasi kaluan shumë vite të suksesshme së bashku në Camp Nou.
Suarez ka shfrytëzuar miqësinë e tij duke e këshilluar Messin të mbetet te Barcelona, me argjentinasi që është lidhur shumë me një largim vitin e fundit.
“Nëse Messi do të më pyeste si mik, unë do t’i thosha se nuk e shoh diku tjetër përveç Barcës, nuk do të ishte mirë për të”, ka thënë fillimisht Suarez për TV3.
“Ai duhet të marrë vendimin vetë për të ardhmen”.
“Më e mira do të ishte që ai të kishte edhe tre, katër, pesë ose gjashtë vite të fundit në vendin ku ai është ndjerë më i lumtur”.
“Barca është skuadra që i ka dhënë gjithçka dhe ai gjithashtu ka dhënë gjithçka për Barçën”, përfundoi ylli i Atleticos.