Disenjatorët thonë se kjo pranverë është e paimagjinueshme pa një nuancë të ngjyrës së gjelbër.
Do të dominojë skenën e modës dhe çdo femër me stil duhet të ketë të paktën një rrobë në këtë ngjyrë.
Pavarësisht nëse jeni bionde apo e zeshkane, kjo ngjyrë do t’ju përshtatet në mënyrë të përsosur.
Përveç kësaj, lehtë kombinohet, kështu që kemi mjaft arsye për t’i dhënë asaj një shans.
Në muajt e fundit, disenjatorët kryesorë të modës kanë treguar gjithashtu dashurinë e tyre për jeshilen e ndezur, duke i pasuruar koleksionet e tyre me ngjyrën e njohur për sezonin aktual pranverë/verë 2021.
Ne do të kemi rastin t’i shohim pothuajse të gjitha pjesët e veshjeve në këtë ngjyrë, nga pantallonat dhe këpucët deri tek aksesorët.
Nëse nuk e keni tashmë, është koha të siguroni një pjesë veshjeje në këtë nuancë interesante.