KEDS po bën me rrjet nëntokësor rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë

KEDS ka filluar projektin investiv në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku së shpejti shtyllat dhe kabllot ajrore do të largohen përfundimisht nga aty.

Përgjatë distancës 4km që përshkon ketë rruge së bashku me rrugica, rrjeti elektrik do të vendoset nën tokë.

Tashmë ka filluar procesi i hapjes së kanaleve në të cilat do të vendosen gypet përmes së cilave do të kalojnë kabllot nëntokësore e që do të furnizojnë konsumatorët e asaj ane.

Punimet të cilat filluan ditë më parë janë duke u zhvilluar me dinamikë të lartë të punës dhe të njëjtat pritet të përfundohen deri në fund të Qershorit.

KEDS në disa lagje të kryqytetit ka vendosur rrjetin nëntokesor në kuadër të mega projektit investiv në Prishtinë, vlera e të cilit kap shifrën prej rreth 17 milion eurosh e që parasheh largimin e mbi 2500 shtyllave elektrike të Tensionit të Ulët dhe vendosjen nën tokë të 90% të rrjetit të Tensionit të Mesem.