Flokët e reja ngjyrë platin të Hailey Bieber janë ikonike

Në këtë pikë, Hailey Bieber eksperimentoi me pothuajse çdo lloj nuance të ngjyrës bionde që mund t’ju bie ndërmend.

Bieber ka provuar të jetë bionde e ndritshme, ‘balayage’, dhe këtë muaj madje u zhvendos në territore më të errëta me nuanca të karamelit në rrënjë.

Sidoqoftë, pamja e saj e fundit është diçka e re. Në xhirimet e brendshme të kopertinës së saj për Vogue Paris, Hailey kishte një bob-biond me strukturë të butë, i kompletuar me një prerje të mprehtë.

Pamja u shoqërua me stilimin të inspiruar nga vitet ’80  – çizme të gjata deri në kofshë dhe një pulovër me stampim zebre. Grimi është gjithashtu i mahnitshëm duke u fokusuar te kapakët me shkëlqim ngjyrë hiri, vetullat e errëta, peneli i stilit rok dhe buzë të kuqe.

Flokët në vetvete janë duke u bërë modeli i sezonit, me Billie Eilish dhe Margot Robbie që provuan prerjen e njëjtë po ashtu.