Ambasadorja e Holandës garanton mbështetje për mbrojtjen e sinjalizuesve: Të luftohet korrupsioni

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezën e diskutimit me rastin e publikimit të Raportit të Anketës për Mbrojtjen e Sinjalizuesve si pjesë e projektit “Fuqizimi i sinjalizuesve në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në institucionet publike”, raporton Ekonomia Online.

Ismet Kryeziu drejtor ekzekutiv i KDI-së, tha se Ligji për Sinjalizues në Kosovë nuk po zbatohet, edhe pse sipas tij, ky ligj është instrument që mundëson parandalimin e korrupsionit.

“Ligji për sinjalizim është një instrument lirie që mundëson parandalimin e korrupsionit në fushën publike e private. Kosova nuk ka vuajtur për ligje por zbatueshmëti të tyre. Për ligji për mbrojtjen e Sinjalizuesve në Kosovë nuk janë shumë të informuar ani pse ai shihet si një alternativë ku paraqiten të gjetura e dëshmi që i shohin”.

“Kemi sinjalizim të jashtëm, brendshëm e publik që një sinjalizues është i mbrojtur me ligj për t’i paraqitur ato. Ne kemi parë brenda institucioneve private se qëndron puna në këtë aspekt”.

Kryeziu ka njoftuar se për realizimin e projektit për të parë se si qëndron Kosova në mbrojtjen e sinjalizuesve në institucionet publike e private KDI është mbështetur nga Holanda.

“Ne kemi pasur mbështetje nga ambasada e Holandës për realizmin e këtij projekti. Ne do të angazhojmë ekspert nga Holanda në përgatitjen e moduleve për trajnimin e të gjithë sinjalizuesve që i kemi brenda institucioneve”.

“Si pjesë e projektit është edukimi i publikut për të parandaluar të keqen brenda organizatave ku punojmë ku ka nepotizëm ose shkelje tjera ligjesh. Është e rëndësishme për të parë që sinjalizimi nuk mund të përdoret për të shantzhuar”, shtoi ai.

Ndërsa Carin Lobbezoo ambasadore e Holandës në Kosovë, tha se sundimi i ligjit është bazë e stabilitetit dhe ka garantuar mbështetje për mbrojtjen e sinjalizuesve, duke ndikuar kështu në luftimin e korrupsionit.

“Holanda i kushton rëndësi të madhe sundimit të ligjit që është bazë për stabilitet e llogaridhënie. Sundimi i ligjit është themel dhe ato duhet të ndërtohen së pari thotë kryeministri im”.

“Sinjalizuesit duhet të kenë guximin për zbulimin e padrejtësive dhe mundësinë e korrigjimit të tyre. Sinjalizuesit përballen me shumë vështirësi por ata përmbushin një rol esencial për zbatimin e ligjit. Që dikush të bëhet sinjalizues duhet të jetë i sigurt për të ndarë ato informata”.

“Si pjesë e këtij projekti shpresojmë që do sjellim ekspertizë të mjaftueshme ndërkombëtare. Shfrytëzoni bashkëpunëtorët tanë për të kryer punë këtu me përvojën e tyre të gjerë. Besoj që do të kemi rezultate konkrete për luftimin e korrupsionit. Ju siguroj mbështetje në punën tuaj për forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e sinjalizuesve”, tha ajo.

Kurse Blerim Sallahu zëvendësministër i Drejtësisë, ka njoftuar se tashmë rregullorja e brendshme që mundëson zbatimin e plotë të Ligjit për Sinjalizim do të dërgohet për miratim më Qeveri.

“Ligji për mbrojtje të sinjalizuesve ka hyrë në fuqi në vitin 2018. Ky ligj është i rëndësishëm në raportimin e rasteve të korrupsionit. Vullneti politik për zbatimin e kësaj kornizën ligjore ka munguar. Ata kanë luftuar për rritjen e korrupsionit e jo uljen e tij”.

“Ky ligj nuk është zbatuar dhe nuk janë nxjerrë akte nënligjore. Do të përkushtohemi që të ndryshohet kultura e punonjësve në institucione. Sot do të dërgohen për miratim rregullorja e brendshme që mundëson zbatimin e plotë të Ligjit për Sinjalizim. Jemi të motivuar luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh ai.

Drejtori Agjencia Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka njoftuar se institucione janë gjithsej 180 sinjalizues dhe se gjatë viti 2021 kanë pranuar 4 raste të raportimin të cilat janë në proces të shqyrtimit.

“Ky është një raport voluminoz dhe shumë i mirë që do të ndihmoj institucionet. Për zbatimin e këtij ligji agjencia ka themeluar divizionin për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe ka njoftuar të gjitha institucionet duke u kërkuar që të caktojnë një zyrtarë përgjegjës dhe deri më tani janë 180 persona të tillë. Ka në disa ministri që kemi tre persona dhe kemi vazhdimisht ndryshime në numra”.

“Përmes një projekti ne kemi filluar trajnimin e stafit të agjencisë që kanë dhënë ndihmën në hartimin e draft-rregullores. Gjatë vitit 2019 ne kemi trajtuar tri raste të sinjalizimit të jashtëm kurse në vitin 2020 kemi 5 raste ndërsa në vitin 2021 kemi 4 raste që janë në procedurë. Kemi kërkuar që këta zyrtar të mos jenë të orientuar politikisht”, tha ai.