Çfarë ndodhi në prapaskenat e klipit të ri “A ki me rrejt” të Yll Limanit?

Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë që nga publikimi i këngës së re të Yll Limanit.

“A ki me rrejt” është lansuar saktësisht më 16 prill me një klip e paraqitje mjaft atraktive të artistit.

Për pak kohë, kënga ka arritur të mbledh mbi një milion klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Yll Limani (Foto: Instagram)

Ylli së fundmi ka ndarë me ndjekësit prapaskenat e klipit të ri, për të cilin ka theksuar se e ka ndjerë dhe se është shumë i veçantë.

“Prapaskenat e ‘A ki me rrejt’. Shumë punë, shumë argëtuese por që ia ka vlejtur. Faleminderit çdokujt që e ka bërë këtë të mundur”, ka shkruar ai.

Yll Limani (Foto: Instagram)

Ai ka etiketuar një sërë bashkëpunëtorësh përfshirë këtu producentin Rzon dhe Valdrin Sahitin, i cili është përkujdesur për kostumet e tij.

Për më shumë, më poshtë ua sjellim videon e plotë që tashmë është shpërndarë në rrjete sociale: