Arrestohet shtetasi i Shqipërisë, dyshohet për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë.

Arrestimi i tij është bërë pas një pune hetimore ku është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se i njëjti kishte planifikuar të kryejë veprën “Shtytje dhe vrasje e rëndë në tentativë”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.