Rrjeti ndërkombëtar i filmave “Netflix” e ka njohur më në fund shtetësinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit për shtimin e Kosovës në listën e shteteve, Sovran Hoti.
Ai ka thënë se kjo është arritur pas 37 mijë nënshkrimeve që iu bënë peticionit.
“Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.
Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë.
Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!.