PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media.

Me anë të një komunikate, PDK ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet me fillim prej orës 17:30.

E njëjta do të mbahet në selinë e PDK-së.

Kjo parti ndërkaq nuk ka dhënë detaje se cila është arsyeja e thirrjes së kësaj konference.