Linda Hakaj flet për paragjykimet e shumta në rrjetet sociale për shkak të humbjes së peshës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka qenë shumë e përfolur gjithmonë për paraqitjen e jashtme.

Ajo arriti që t’i largojë 60 kilogramë nga trupi, duke marrë një pamje krejt fine dhe ndryshe nga ajo që shikuesit janë mësuar ta shohin ndër vite.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Reload”, Linda ka folur për paragjykimet e shumta me të cilat është përballur pas humbjes së kilogramëve.

“Ka pasur shumë paragjykime. Për këtë punën e peshës kam vendosur vet dhe e kam ditur që do të ketë paragjykime po jo bash deri në këtë shkallë, gjë që më vjen keq për kulturën e shprehjes shumë femrave që më kanë shkruajtur në privat, por le të jetë në ndërgjegjen e tyre, s’ka lidhje”, ka thënë ajo.

Foto: Linda Hakaj/Instagram

Tutje, Hakaj ka folur edhe për komentet e mira që ka marrë, kryesisht nga femrat që kanë shprehur interesim gjithashtu të humbasin peshë sikurse ajo.

“Por tjetra anë që më ka bërë të ndjehem mirë ka qenë e atyre femrave, atyre grave, atyre nënave që kanë pasur shumë nevojë të kishin një informatë se çfarë kam bërë, nuk e kam hequr me dietë, e kam hequr me intervenim qysh kam thënë edhe më herët”, ka thënë këngëtarja e njohur.

Foto: Linda Hakaj/Instagram

Ajo tutje, thotë se personaliteti i fortë që ka krijuar me vite të tëra, nuk ia lejon që të ndikohet nga komentet negative në rrjetet sociale.

“Jo që jam prekur por më ka ardhur keq pse njerëzit mendojnë ashtu. Nëse ti e bën një hundë ose një vesh ose një sy ose diçka është problem personal për trupin tënd. Por fatmirësisht jam tip që nuk ndikohem prej këtyre komenteve edhe fatmirësisht, faleminderit Zotit që po ndjehem shumë mirë”, tha më tej Linda.

Këngëtarja gjithashtu ka folur edhe për karrierën e saj muzikore dhe projektet që do të sjellë në vazhdim.