Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka thënë se qeveria e Shqipërisë do të jetë ajo që nuk do t’i braktisë ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se përkundër asaj të Shqipërisë, qeveria e Kosovës i ka braktisur dhe po i lufton politikisht ata që po gjykohen në Hagë.
“Edi Rama u dashtë sërish t’i mësojë që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë!”, ka shkruajtur ai.
Postimi i plotë:
Në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare. Udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës.
Edi Rama u dashtë sërish t’i mësojë që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë!.