Gjykata merr vendim për 32-vjeçarin që tmerroi qytetarët në sheshin “Skënderbej”

Ditën e zgjedhjeve, 25 prill, një makinë u fut në sheshi Skënderbej dhe bëri manovra të rrezikshme duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Ishin qytetarët ata që arritën të ndalonin 32-vjeçari Arben Mema.

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Dyshohet se Mema ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

ATV ka kapur momentin kur qytetari me makinë rrezikoi jetën e qytetarëve në shesh, video e cila më pas u transmetua edhe në mediat botërore si BBC.