Në javën e imunizimit në botë, UNICEF organizoi një bashkëbisedim me epidemiologun Lul Raka ku u diskutua për imunizimin e rregullt të fëmijëve, si dhe imunizimin me vaksinën kundër COVID-19.
Epidemiologu Lul Raka tha se imunizimi për COVID-19 me vaksinën Astrazeneca në Kosovë pas 21 ditëve pritet të parandalojë vdekjen dhe nevojën për t’u hospitalizuar.
Sipas tij vaksinimi do të parandalojë vdekjen, do të arrijë rihapjen e shoqërisë dhe do te bëhet largimi i sëmundjes.
Gjithashtu në këtë diskutim u fol edhe për imunizimin e rregullt të fëmijëve, ku Raka tha se duhet të bëhet pasi fal këtij imunizimi janë larguar shumë sëmundje, si paraliza e fëmijëve, fruthi, lija shumë sëmundje të tjera.
Raka tha se rreziku i mos imunizimit të rregullt mund të shkaktojë shpërthim të fruthit, që sipas tij fruthi është një sëmundjet ngjitëse më e rrezikshme se virusi COVID-19, ku 1 person me fruth, infekton 16 persona të tjerë.
Për prindërit që nuk kanë kryer vaksinimin e rregullt të fëmijëve për imunizim, Raka tha se mund t’i kthehen kalendarit të imunizimit të rregullt edhe nëse datat e vaksinimit i kanë kaluar, duke dhënë mesazh kështu që të mbrohet shëndeti i fëmijëve.