Kryeministrja serbe për dialogun: Pa u implementuar marrëveshjet e arritura, s’flasim për gjëra tjera

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq është deklaruar se vizita e presidentit serb , Aleksandar Vuçiq në Bruksel është e rëndësishme nga shumë aspekte, si ekonomike, politike por duke përfshirë këtu edhe vazhdimin e dialogut.

Por ajo theksoi se nuk ka pritshmëri sa i përket dialogu me Kosovën, që pritet të vazhdojë më 11 maj.

Brnabiq deklaroi se Serbia kërkon implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel.

“Vetëm atëherë kur të implementohen ato për të cilat jemi pajtuar, ne mund të diskutojmë për gjëra të tjera”, ka thënë ajo për TV Pink.

Ana Brnabiq tha se lidhur me këtë, Serbia është duke dashur vazhdimin e dialogut.