Ide manikyri me ngjyra neon

Neoni është ndoshta lloji më përçarës i ngjyrave, apo jo? Por, nuk mund të mohohet se është një tendencë e bukur – veçanërisht për verën 2021.

Nëse nuk ndiheni mjaft të guximshëm për të injektuar shkëlqim në veshjet tuaja, injektojeni atë në thonj me përzgjedhjet tona frymëzuese të Instagramit, nga disa nga artistët më të talentuar.

Jo vetëm që keni çdo hije të mbuluar, nga thonjtë rozë, gjelbër, portokalli, deri te e verdha por ka edhe çdo formë thonjsh.

Përveç ngjyrave neon brenda këtyre modeleve janë të inkuadruara edhe trenet më të fundit të dizajnit.

Pavarësisht nëse jeni duke u përgatitur për ndonjë ngjarje të rëndësishme, ose thjesht dëshironi të keni një frymëzim për takimin tuaj të ardhshëm të thonjve, ne jemi të sigurt që me këto përzgjedhje do të bindeni se e ardhmja juaj është neon.