Adele u pa bashkë me yjet Daniel Kaluuya dhe Drake në LA.
Adele dukej mahnitëse, më e hollë se kurrë në mbrëmjen e “Oscars” të Daniel Kaluuya të dielën, shkruan The Sun.
Paraqitja e saj në Los Angeles erdhi pas divorcit të saj nga ish-burri Simon Konecki dhe pasi këngëtarja 32-vjeçare humbi shumë peshë.
Aktorja Amber Chardae Robinson në Instagram Story publikoi foto pas shfaqjes së çmimeve, ku shihet bashkë me këngëtaren.
Fituesja e çmimit Grammy u shfaq e lumtur ndërsa buzëqeshte për fotografinë duke vendosur make-up me nuanca të errëta.
Një tjetër person ndau video në Instagram, ku shihej Adele në këmbë me një pije në dorë.
Në mbishkrimin e videos thuhej “Adele tha distancë shoqërore”.
Këngëtarja tregoi figurën e saj të mahnitshme teksa kishte veshur një pallto jëshile me mëngë me pendla.
Nikoqiri i festës, Daniel, fitoi “Oscarin”e tij të parë të dielën në mbrëmje në kategorinë “Aktori më i mirë në rolin mbështetës” në Judas and the Black Mesiah.
Adele e cila kohën e fundit ka qenë më e tërhequr u pa duke qeshur e vallëzuar me miq e shokë të tjerë, përfshirë Drake.
Në mars u njoftua se nëna e një fëmije ka përfunduar divorcin e saj prej 194 milionë dollarë me ish-burrin Simon.
Adele dhe Simon u martuan në një ceremoni sekrete në vitin 2017. Marrëveshja erdhi dy vjet pasi këngëtarja njoftoi se kishin vendosur të ndaheshin.